INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëvizje të reja në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ministri Cakaj mund të ‘’rrezikojë’’ 28 diplomatë

Lëvizje të reja në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ministri Cakaj mund të ‘’rrezikojë’’ 28 diplomatë

Publikuar më: 21:04 28-03-2019

Zbardhen të tjerë emra nga shkarkimet e ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Ndonëse Cakaj ende nuk e ka zbuluar listën e emrave të diplomatëve, mësohet se gjithsej shkon në 28 numri i të shkarkuarve.

Bëhet me dije se është shkarkuar EDMOND CACA, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër.

FATJON DEMNERI në Misionin e Shqipërise në Gjenevë të Zvicrës, është një tjetër emër i liruar nga detyra.

Edhe XHULJETA KEKO, pjesë e Ambasadës shqiptare në Hagë do të shkëputet nga detyra e saj.

Në Misionin ne Nju Jork, lirohet nga detyra edhe ARBEN IDRIZI, ndërsa per ELTION VERLENI është urdhëruar kthimi në atdhe për te shërbyer sipas nevojave të Ministrise per Europën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë kujtojmë se edhe ditën e djeshme u zbardhën disa nga emrat e diplomatëve, tashmë të larguar nga detyra.

Kështu është shkarkuar vëllai i gazetarit të njohur Arjan Çani. ALKET ÇANI nuk do të jetë më në diplomacinë e Ambasadës Shqiptare në Francë.

Është shkarkuar gjithashtu motra e manjatit të medias, Aleksandër Frangajt. Bëhet fjalë për MAJLINDA DODAJN e cila shërbente si diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan.

Edhe INID MILO, vajza e historianit të njohur Paskal Milo nuk do të jetë më drejtore në drejtorinë e NATO-s pranë ministrisë së Jashtme.

Në listën e të larguarve nga Cakaj është dhe djali i analistit Preç Zogaj, BESJAN ZOGAJ gjithashtu diplomat në ministrinë e Jashtme.

Edhe këshilltares për median dhe diasporën në Ambasadën shqiptare në Londër PRANVERA SKANA, i është ndërprerë mandati, edhe pse Skana nga ana e saj tha ditën e djeshme për neësbomb.al se thjesht i ka mbaruar kontrata dhe se së shpejti do të kthehet në Tiranë.

Dy diplomatet FLORIAN NOVA dhe ENKELEJDA RIZA në Ambasadën shqiptare në Greqi janë shkarkuar gjithashtu.

Pjesë e listës së të shkarkuarve është edhe konsulli shqiptar në Romë, EDMOND KUMARAKU si dhe diplomatja e Shqipërisë në Hollandë, XHULI KEKO, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Teodor Keko.

Ndërkaq, mësohet se disa prej tyre janë emëruar jashtë sistemit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030121803283691