INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Letra e Zotit' e Ajnshtajn shitet në ankand për 3 milion dollarë

'Letra e Zotit' e Ajnshtajn shitet në ankand për 3 milion dollarë

Publikuar më: 10:15 05-12-2018

Një letër e shkruar nga shkencëtari, Albert Ajnshtajn "Letra e Zotit"u shit pothuajse për 3 milion dollarë të martën në ankand.  Shtëpia e ankandit e Christie në Nju Jork deklaroi të martën pasdite se letra, duke përfshirë edhe premiumin e blerësit, mori 2.89 milion dollarë. Kjo ishte gati dyfishi i shumës së pritshme. E ashtuquajtura “Letra e Zotit” është shkruar më 1954 dhe Ajnshtajn shtjellon në të konceptin e tij për fenë. Fituesi i Çmimit Nobel, atëherë 74-vjeçar, i ka nisur një letër një faqe e gjysmë, filozofit gjerman, Eric Gutkind, në përgjigjje të punës së këtij të fundit. Kjo letër konsiderohet si deklaratë kyçe në debatin mes shkencës dhe fesë.  “Kjo letër tejet e sinqertë dhe private është shkruar një vit para vdekjes së Ajnshtajn dhe vazhdon të mbetet koncepti më i artikuluar për pikëpamjet e tij rreth fesë dhe filozofisë”, është thënë nga zyrtarët e organizimit të ankandit.

leter_zotit.jpg

Në këtë letër, të shkruar në gjuhën gjermane, Ajnshtajn diskuton besimin në Zot. “Fjala Zot për mua është asgjë përveç shprehjes dhe produkt i frikës njerëzore. Bibla është koleksion i legjendave të nderuara, mirëpo megjithatë primitive. Asnjë interpretim, pavarësisht sa delikat mund të jetë, nuk mund të ndryshojë asgjë për mua (në këtë çështje)”, ka thënë ai në letër. Kjo nuk është hera e parë që letrat e Ajnshtajn janë vënë në ankand. Vitin e kaluar, një shkresë e nisur nga ai drejt një studenti italian të Kimisë që ka refuzuar ta takojë atë, është shitur për 6,100 dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0032708644866943