INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lesbos në alarm... Greqia kërkon ndihmë për të shmangur numrin e lartë të refugjatëve

Lesbos në alarm... Greqia kërkon ndihmë për të shmangur numrin e lartë të refugjatëve

Publikuar më: 12:48 12-09-2017

Gjendje alarmante në Lezbos, një numër shumë i madh refugjatësh janë bllokuar në këtë ishull, Greqia  në situatë katastrofike. Bën thirrje për ndihmë, “Nuk duam të përjetojmë të njëjtën situatë sikurse dimrin e kaluar”.

 Lesbos dhe ishulli Samos në 24 orët e fundit po përballen me një fluks shumë të madh emigrantësh. Në 24 orët e fundit në Samos kanë arritur 55 persona të paligjshëm që duan të strehohen. Por situata më e rëndë shfaqet ne ishullin Lesbos, sipas qendrës kombëtare të kontrollit të Kufijve, Migracionit dhe Azil të ministrisë së brendshme nga 2.990 persona të strehuar në 30 prilln e kaluar numri i emigrantëve është deshifruar në 5.862, nga këta 4.345 janë duke qëndruar në kampin e Qendrës së Pritjes dhe Identifikimit,që ka një kapacitet prej vetëm 2.330 personash.

Lëvizja Qytetare “Bashkëjetesa dhe Komunikimi në Egje” kërkon “mbështetje të drejtpërdrejtë për stafin e Shërbimit të Azilit, në mënyrë që kërkesat të mund të trajtohen më shpejt dhe në mënyrë të drejtë, duke marrë masa urgjente për njerëzit që preken nga kjo situatë, familje me fëmijë, fëmijë të pashoqëruar dhe gra.

Situata shihet dita ditës në Lezbos pasi në 24 orët e fundit kanë arritur 200 refugjatë.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385