INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leo Messi zbulon pikën e tij më të dobët

Leo Messi zbulon pikën e tij më të dobët

Publikuar më: 18:39 05-09-2018

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka bërë të ditur se penalltitë janë pika e tij më e dobët sa i përket aftësive në futboll, dhe ai ka thënë se dëshiron ta përmirësojë këta aspekt të lojës së tij.

“Dua të përmirësohem në gjuajtjen e penalltive. Do të doja të isha më efektiv. Është shumë e vështirë. Nuk është e njëjtë si t’i ushtrosh, si t’i gjuash gjatë ndeshjes. Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë”, ka thënë Messi.

“Portierët e ditëve tona mund t’i mbrojnë edhe penalltitë të cilat portierët e mëhershëm nuk do të mund t’i kishin mbrojtur. Por, po, kjo është diçka në të cilën do të doja të isha më i mirë”, deklaroi Messi

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041