INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leo DiCaprio në një lidhje me modelen e Victoria’s Secret [FOTO]

Leo DiCaprio në një lidhje me modelen e Victoria’s Secret [FOTO]

Publikuar më: 20:44 07-07-2016

Ajo është pikërisht në shijet e Leonardo Di Caprios. Leo raportohet se ka nisur një marrëdhënie romantike me bukuroshen e Victoria's Secret , Nina Agdal, por duket se fituesi i Oscarit do ti marrë gjërat me ngadalë dhe mos ti bëjë publike ato, ashtu siç shpesh herë fshihet pas kapeles së tij të zakonshme. Një burim i rëndësishem  pranë tij bën me dije pwr Us Weekly  se aktori me modelen bukuroshe janë parë disa herë bashkë, në New York e në Bahamas dhe duket se po ju pëlqen shumë shoqëria e njëri-tjetrit. 41-vjeçari , i cili tashmë njihet për tërheqjen që ka ndaj bjondeve , në 2014 ishte lidhur me një modele tjetër të bukur të po kësaj kompanie të madhe mode, Gisele Bundchen . Duket se Di Caprio s'mund të ndahet nga modelet e Victoria's Secret . Vetëm koha do të na tregojë nëse kjo marrëdhënie është e fortë mes tyre, apo është thjesht një flirt i rradhës…me një tjetër bjonde.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559