INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leo DiCaprio: Ja si e dua të dashurën

Leo DiCaprio: Ja si e dua të dashurën

Publikuar më: 18:00 04-01-2016

Emri i aktorit të famshëm hollivudian Leonardo DiCaprio vazhdon të lakohet gjithmonë e më shumë në lidhje me kontributin e tij ndaj luftës kundër ngrohjes globale.

Në intervistën e fundit aktori ka pranuar se nuk mund të shoqërohet me një femër që nuk ndan të njëjtin opinion me të. Kaq ka mjaftuar që shtypi rozë të flasë për ishet e tij, përgjithësisht modele, të pashqetësuara për problemet natyrore. DiCaprio ka shtuar se përpara bukurisë ai vendos gjithmonë inteligjencën tek një femër, duke mbrojtur kështu edhe ish të dashurat e tij modele, shpeshherë të paragjykuara mbi intelektin! 

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793