INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lenovo ngjallet pas dy viteve! A është ky mashtrimi i rrallës

Lenovo ngjallet pas dy viteve! A është ky mashtrimi i rrallës

Publikuar më: 12:44 31-07-2018


Lenovo është prodhuesi më i madh në botë për sa i përket kompjuterave. Kompania ka bërë investime të mëdha në fushën e smartphonëve, madje ka blerë dhe Motorolan nga Google, por prapëseprapë ka qenë mjaft mbrapa teknologjikisht të paktën deri tani.

Lenovo mashtroi me parametrat e X5 përpara daljes në treg të tij. Një muaj para lançimit Lenovo deklaroi që smartphoni i tyre do të kishte 2TB memorie, një ekran Ultra HD(3880X1440) i cili pretendohej që do të mbulonte 95% të trupit të pajisjes, një bateri super të fuqishmë(që duhet të rezistonte për një javë përdorim dhe 48 ditë standby) dhe madje një CPU të zhvilluar nga vetë kompania.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Kur smartphoni i lartpërmendur u lançua, ai kishte një CPU mid-range, deri në 128GB memorie, kamera të tmerrshme dhe ekrani kishte një notch9mbulonte vetëm 85% të trupit dhe ishte i tmerrshëm, LCD 2220X1080).

Këtë herë Lenovo deklaron që ka gati smartphonin e parë 5G dhe ai do të fuqizohet nga një modem i Qualcomm. Këta të fundit ndërkohë do të nxjerrin një CPU të re këtë vjeshtë, por nuk do të kenë gati modemin 5G deri në mes të vitit të ardhshëm. Mesa duket Lenovo nuk e ka aspak problem që të mashtrojë për pak vëmendje.

Snapdragon-1.jpg

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 50 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0041050910949707