INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lënë pas hatërmbetjet, tani Mozzik dhe Loredana nisin pushimet dimërore bashkë

Lënë pas hatërmbetjet, tani Mozzik dhe Loredana nisin pushimet dimërore bashkë

Publikuar më: 14:32 20-12-2020

Me videot dhe dokumentarët e realizuara, Loredana dhe Mozzik konfirmuan kryq e tërthorazi se ishin kthyer sërish me njëri-tjetrin. Në një prej videove të publikuara, Mozzik u shpreh madje se Loredana ishte ndryshe nga çdo femër tjetër.

E duket se gjithë mjegullat e së shkuarës, kanë mbetur fiks atje, në të shkuarën. Dyshja ka nisur pushimet dimërore së bashku me vajzën e tyre, Hana. Mozzik ka ndarë disa pamje mes deborës me të, të njëjtin moment që e ka publikuar edhe Loredana.

Këto duhet të jenë pushimet më të bukura edhe për Hanën, e cila tanimë është pranë mamit dhe babit. Muaj më parë kur dyshja i dha fund lidhjes së tyre, Loredana guxoi dhe ndau në videoklipin e saj një foto të Mozzik me të bijën, duke pranuar publikisht se e donte ende e madje se do vazhdonte të luftonte për të.

Article Logic
Execution time: 0.0039129257202148