INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lek të madh paska pas dhe ky Bes Kallaku! Vilë jo fjalë! Dalin pamjet mahnitëse nga Gjiri i Lalzit... Do habiteni [FOTO]

Lek të madh paska pas dhe ky Bes Kallaku! Vilë jo fjalë! Dalin pamjet mahnitëse nga Gjiri i Lalzit... Do habiteni [FOTO]

Publikuar më: 21:51 23-04-2018

Bes Kallaku është një ndër aktorët e humorit, më të dashur për publikun shqiptar. Batutat e tij mbahen mend dhe përdoren për shaka nga një numër i madh personash.

Që pas dasmës me Xhensilën, Besi ka qenë në qendër të vëmendjes dhe është komentuar gjerësisht për shpenzimet e shumta që bëri, por jo vetëm. Gjithashtu ai është komentuar masivisht nga mediat online lidhur me jetën luksoze si dhe për faktin se Xhensila është në një pritje të ëmbël, pra së shpejti dyshen më të pëlqyer do t’i shohim si prindër.

Xhensila dhe Besi aktualisht po shijojnë momentet së bashku dhe siç e thashë edhe më lart janë në pritje të bebes.

Ditën e sotme kemi ngelur të habitur, pasi pamë disa foto dhe video nga vila e tyre e cila ndodhet në një ndër vendet më të bukura të bregdetit shqiptar, bëhet fjalë për Gjirin e Lalzit.

Besi ka qenë i ftuar në rubrikën “Për drekë me mua” në programin “E Diela Shqiptare”. Aktori i ka ftuar miqtë e tij VIP në shtëpi, ku i ka pritur me gatime me bazë peshku dhe kanë shkëmbyer batuta e kanë treguar më shumë për veten e tyre gjatë drekës.

Ajo që vërejmë në shtëpi është ngjyra e bardhë që dominon dhe një mobilim luksoz e plot shije, i menduar deri në detaje. Sipas Besit, me zgjerimin e familjes së tyre, ata do të kalojnë më shumë kohë në vilën e Gjirit të Lalzit.

rtyuio.pngdfgyui.pngertyuio.pngertyuiop.pngsdfghjk.png

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938