INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Legalizohet Peza, Lame: Aksioni tjetër regjistrimi i tokave

Legalizohet Peza, Lame: Aksioni tjetër regjistrimi i tokave

Publikuar më: 18:27 09-02-2019

Peza është zona e parë në Tiranë që ka përfunduar procesin e legalizimeve. ALUIZNI dha lejet e fundit që përmbyllin një proces të gjatë .

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame tha se tashmë po përmbyllet problematika e krijuar ndër vite me lejet e legalizimit në këtë zonë dhe në gjithë vendin. Ai shtoi se pas procesit të legalizimeve do të nis puna edhe për regjsitrimin e tokave bujqësore.

“Është e pabesueshme që në 8 vjet nuk u bë asnjë. I gjithë stoku prej 833 objektesh në Pezë u trajuta në këto 5 vjet. E mbyllëm këtë proces. Pastaj fillon aksioni i madh i këtij mandati që është regjistrimi i tokave bujqësore. Peza është zonë bujqësore, kështu që do ketë shumë probleme jo vetëm Peza por e gjithë Shqipëria. Është askion që i kërkon njësisë vendore të impenjohet për procedurat”, tha Lame.

Sipas kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame do të punohet fort edhe për ato objekte që nuk mund të legalizohen apo ato objekte që duhen ndryshime ligjore, për legalizim

Article Logic
Execution time: 0.0033638477325439