INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Ledri Vula i dedikon tatuazh të veçantë Poem Blu, vajza i 'përgjigjet' me gjestin e ëmbël

Ledri Vula i dedikon tatuazh të veçantë Poem Blu, vajza i 'përgjigjet' me gjestin e ëmbël

Publikuar më: 09:48 15-09-2026

Një ditë e rëndësishme për Poem Blu u kthye në një kujtim të paharrueshëm edhe për babain e saj, Ledri Vulën. Artisti ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga koha e kaluar me të bijën, teksa vogëlushja po përjeton një prej etapave të para të rëndësishme të fëmijërisë, nisjen e shkollës.

Mes momenteve të tyre së bashku, vëmendjen e ndjekësve e mori një detaj mjaft personal.

Ledri ka vendosur të fiksojë në trup lidhjen me vajzën e tij përmes një tatuazhi të ri. Dizajni është frymëzuar nga një vizatim tipik fëmijëror, ku shfaqen dy figura të thjeshta, një baba dhe vajza e tij. Pikërisht thjeshtësia e këtij vizatimi e bën edhe më domethënës gjestin e artistit, duke e kthyer në një simbol të marrëdhënies së tyre.

Por duket se Poem Blu nuk kishte ndërmend të mbetej vetëm spektatore. E vogla ka dashur të bëjë edhe ajo një tatuazh si babai i saj dhe, për ta bërë dëshirën realitet në mënyrë të përshtatshme për moshën e saj, ka vendosur në krah një tatuazh të përkohshëm me letër ngjitëse. Me buzëqeshjen në fytyrë dhe krahun e ngritur përpara kamerës, Poem Blu ka pozuar krah të atit, duke e bërë edhe më të veçantë momentin.

Një gjest i vogël nga vajza dhe një tatuazh me shumë kuptim nga babai, që tregojnë edhe një herë lidhjen e veçantë mes Ledrit dhe Poem Blusë.

\"ledri.jpeg\"

\"poi.jpeg\"