Bebe Rexha dhe Ledri Vula janë fotografuar nga ndjekësit në Amerikë duke nxitur kështu duke nxitur kureshtje dhe spekulime për një takim të mundshëm mes dy artistëve. Dyshja shfaqen të kapur dorë për dore ndërkohë që fotot kanë bërë bujë në rrjetet sociale.
Megjithatë, sipas raportimeve, dyshohet se fotografitë janë krijuar me inteligjencë artificiale ndonëse nuk është bërë ende publik një konfirmim për daljen e dy artistëve. Prania e Ledri Vulës në Amerikë lidhet me performancën e tij në dasmën e familjes Rexha, me rastin e martesës së vëllait të këngëtares me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.
Fotografitë kanë rikthyer edhe njëherë në vëmendje ndikimin e inteligjencës artificiale ndaj përmbajtjeve që qarkullojnë në rrjet ndërsa nga ana tjetër fansat janë të interesuar nëse dyshja janë vërtet në një lidhje.
