INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri nuk ishte në plan, Dj Sardi: Ja si bashkëpunova me Dafinën pa pasur asnjë lloj kontakti me të...

Ledri nuk ishte në plan, Dj Sardi: Ja si bashkëpunova me Dafinën pa pasur asnjë lloj kontakti me të...

Publikuar më: 16:33 16-04-2021

Kënga ka pothuajse 6 vite që është publikuar, e kënduar nga Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula në bashkëpunim me Dj Sardin.

Bëhet fjalë për këngën 'Got Ur Back', ideja së cilës ka qenë nga DJ Sardi. I ftuar në "Jashtë Loje" në Top News, Dj Sardi zbulon mënyrën e veçantë se si është realizuar ky bashkëpunim.

Tingëllon çuditshëm, por Dj Sardi e ka menduar këtë ide pa e njohur personalisht Dafinën. I pyetur, nga moderatorja Sidorela Gjoni, Dj Sardi tregon historinë:
Ka qenë ajo periudha kur këto këngëtarët shqiptarë sapo fillonin dhe unë kisha shumë qef të bëja një këngë me Dafina Zeqirin sepse ishte një nga këngëtaret që unë preferoja më shumë dhe thjesht kemi shkuar në studio me atë shokun që punonim dhe i them do bëjmë një këngë, fillimisht do bëjmë një demo për një këngëtare për Dafinën. Ai mu kthye mua: Ore ke folur?! Thashë jo nuk kam folur, nuk e di do ta gjej një mënyrë që do ta takoj, por këngën dua ta kem gati, duhet ta bëjmë dhe pastaj të shikojmë.

Më pas rastësisht doli një mundësi e vogël për ta takuar edhe për të folur dhe i prezantova këngën. Ajo e pëlqeu dhe pastaj nisëm të punonim së bashku për këtë këngën. Më vonë, kur ne ishim duke përfunduar këngën shtuam edhe një pjesë për Ledrin. Ishte një vendim shumë i mirë nga të dy ne sepse kënga doli shumë herë më mirë ngase e kishim menduar.

-640-0-6078946e2a18e.png

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604