INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri flet për planet për fëmijë të dytë: Nuk dua ta lë Poemën pa vëlla ose motër por...

Ledri flet për planet për fëmijë të dytë: Nuk dua ta lë Poemën pa vëlla ose motër por...

Publikuar më: 19:29 11-07-2022

Ledri Vula i ftuar në “Më lër të flas” u shpreh se do shumë që të ketë një fëmijë të dytë, një motër ose vëlla për Poem. Reperi tregoi se ai është djalë i vetëm prandaj e kupton mungesën e një vëllai ose motre.

“Unë jam një fëmijë i vetëm, nuk kam vëlla ose motër aq sa është e mirë aq nuk është e mirë, nuk do doja me e lënë pa një motër ose vëlla, do kisha pas qef me një motër ose vëlla, por nuk është vetëm në dorën time”, tha Ledri.

Reperi tha se do shumë që të jetë me vajzën e tij në çdo moment, pasi udhëton shumë prej angazhimeve artistike.

“Mua më bie shumë me udhëtu, asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi, edhe në këtë moment që po kthehem mezi po pres të rri me të, kur shkojnë ditët kur se takoj, kur thotë një fjalë të re nuk kam qenë aty kur e ka msu, sa gëzohesh edhe të dhemb se nuk ke qenë aty dhe mundohem mos të humb asnjë sekondë me të”, tha Ledri.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083