INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri edhe 100 vjeç  të bëhesh, por vëmendjen e morën prindërit e tu me këto video spektakolare [VIDEO]

Ledri edhe 100 vjeç të bëhesh, por vëmendjen e morën prindërit e tu me këto video spektakolare [VIDEO]

Publikuar më: 19:24 10-07-2018

Ledri Vula është një ndër këngëtarët më të suksesshëm të momentit, me stilin e tij dhe jo vetëm, por edhe pamjen. Ai ka fituar zemrat e publikut me hitet e tij e veçanërisht zemrën e fanseve femra. Por dita e sotme është shumë e veçantë për reperin pasi feston ditëlindjen e tij të 32-të.

Që në orët e para të mëngjesit ai ka postuar në Instastory disa video ku shfaqet duke kënduar së bashku me dy prindërit e tij. Në video-t e postuara në Instastory Ledri shfaqet duke kënduar se tashmë ka bërë 32 vjeç, ndërkohë që fillon të këndojë edhe babai i tij.

“Unë dhe babai im të dy ndihemi 23 vjeç”, shkruan Ledri krahas videos ku shfaqet duke kënduar së bashku me të atin.

Ndërsa video-ja ku shfaqet së bashku me të ëmën është edhe më gazmore.

“Mami ndihet kajsi”, shkruan duke qeshur Ledri krahas videos ku shfaqet së bashku me të ëmën.

kasj from Elton Cara on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221