INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri diskriminoi reperet femra? Dafina Zeqiri e thumbon keq fare: 'Ka konkurencë sa të dush, sidomos djemtë...' [FOTO]

Ledri diskriminoi reperet femra? Dafina Zeqiri e thumbon keq fare: 'Ka konkurencë sa të dush, sidomos djemtë...' [FOTO]

Publikuar më: 11:37 16-04-2019

Ledri Vula është përfolur shumë në media lidhur me mënyrën se si u shpreh në emisionin “NIN”, për reperet femra.

“Edhe femnat ja kanë nisë me repovat (të bëjnë rep), diçka s’o n’rregull!”- ka deklaruar publikisht reperi dhe kaq ka mjaftuar që të gjithë t’i kundërvihen duke e cilësuar atë çka tha ai, një koment me përmbajtje diskriminuese.

Pas reagimit të tij, ditën e sotme këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri e ka thumbuar në mënyrë indirekte Ledrin, duke pohuar: “Ka konkurrencë sa të duash (veçanërisht djemtë) mos e poshtnoni njoni-tjetrin sepse ne kemi nevojë për njëri-tjetrin.”

Ndërkohë të gjitha repereve femra u është drejtuar me këto fjalë: “Më vjen mirë që po ka femna repere që nuk shprehin pendesë, se ka pas një mungesë shumë të madhe. Jena msu me ngu muzikë anglisht ku gjithmonë ka pas hip hop/rap femna/meshkuj. Po te na? Jo. Jena kon shumë pak veta, t’flas për veti që e kena bo/dhe e bojna për qejf! Unë thjesht dua t’ju them të gjithave femrave repere shqiptare që: bëni rep. Bëni qejf!”

dafinaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0057940483093262