INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohet Veliaj dhe lëshon këtë paralajmërim: Mbajeni mend...

Largohet Veliaj dhe lëshon këtë paralajmërim: Mbajeni mend...

Publikuar më: 11:17 19-06-2018

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias ditën e sotme ka pasur përplasje fizike midis deputetëve dhe gardës.

Gjatë dëgjesës është paraqitur pa ftesë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Prezenca e tij ka acaruar deputetët e PD-së të cilët kanë kërkuar largimin e tij.

Pavarësisht paralajmërimeve dhe kërkesave të shumta nga kryetarja e komisionit për tu larguar, Veliaj nuk e ka braktisur sallën.

Kjo gjë ka bërë që deputeti i PD-së Flamur Noka të ngrihet dhe të tentojë ta nxjerri me forcë jashtë Veliaj.

Në këtë moment ka ndërhyrë dhe garda.

Në fund të 'përleshjes' Erion Veliaj vendos të largohet por bënë dhe këtë paralajmërim:

Noka: Jemi për qytetarët këtu, jo për oligarkët. Të kemi thirrur nesër për seancë. Dil.

Vokshi: Kërkoj ndërhyrjen e Gramoz Ruçit.

Veliaj: Nesër jam në Barcelonë për të marrë çmimin për sheshin Skënderbe.

Veliaj: Teatri do bëhet dhe do jetë Teatri më i bukur. Tirana do ndërtohet. Tirana do ndërtohet

Deputetët e PD-së: Dil jashtë, hajdut! Hajdut!

Pas Veliajt, nga Komisioni janë larguar dhe deputetët e PS-së.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943