INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohet  Taulant Xhaka nga Kombëtarja? Ja çfarë thotë babai i tij....

Largohet Taulant Xhaka nga Kombëtarja? Ja çfarë thotë babai i tij....

Publikuar më: 13:24 25-06-2016

Ditën e premte u përhapën zërat për ndryshime në Komëbtaren e futbollit. U fol se në kampin kuq e zi nuk qëndrojnë gjërat aspak mirë mes trajnerit De Biasi e lojtarëve si Taulant Xhaka e Shkëlzen Gashi.

Xhaka u pa tejet i nervozuar në ndeshjen e parë të Euro 2016 në momentin e zëvendësimit, duke hedhur shishen me uji, gjë e cila thuhet se nuk i ka pëlqyer aspak  De Biasit.

Ndërkohë, mediat shkruajnë se ka pasur polemika edhe me Gashin pas atij rasti të humbur ndaj Zvicrës.

Por, gjatë një prononcimi për Gazetën Express, babai i Taulant Xhakës, Ragip Xhaka, ka mohuar spekulimet se djali i tij është përleshur me trajnerin Gianni de Biasi dhe se do ta braktisë Kombëtaren shqiptare.

Ai  ka thënë se këto janë vetëm thashetheme dhe se Xhaka do të vazhdojë të luajë për Shqipërinë.

“Gjithçka që është shkruar është e pavërtetë. Taulanti nuk është përleshur me De Biasin, derisa për Gashin nuk mund të them asgjë sepse nuk e di”, ka thënë Ragip Xhaka.

“Taulanti është nervozuar kur trajneri ka vendosur që ta heq atë nga loja në ndeshjen ndaj Zvicrës – diçka që pasoi me gjuajtjen e shishes së ujit. Ai dëshironte që të luajë gjithë ndeshjen kundër vëllait të tij, Granitit dhe nervozizmi ishte normale aty”, shtoi babai i Xhakës.

“Unë mendoj se Taulanti është lojtari kyç në mesfushën e Kombëtares dhe është i vetmi që ka dhënë gjithçka për këtë ekip. Kuptohet se nuk e ka pritur aspak mirë atë vendim, por nuk është e vërtetë se do të largohet nga Kombëtarja dhe se është përleshur me trajnerin. Nuk do ta braktisë kombëtaren”, theksoi më tej Xhaka.

“Taulanti nuk luajti në ndeshjen e fundit pasi ishte i sëmurë. Ai qëndroi i shtrirë për tre ditë duke mos u stërvitur fare. Unë ende nuk e kam parë Taulantin. Ai gjatë ditës së shtune do të vij në Zvicër dhe do të qartësohet kjo që shkruhet, por unë e përsëris sërish se asgjë nuk është e vërtetë”, përfundoi Ragip Xhaka  prenoncimin.

Article Logic
Execution time: 0.0025331974029541