INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largimi i Halimit, tërhiqen nga lista kandidatet e PD-së, mandati i kalon...

Largimi i Halimit, tërhiqen nga lista kandidatet e PD-së, mandati i kalon...

Publikuar më: 14:19 13-02-2018

Pas largimit të deputetit Eduard Halimi nga politika dy kandidatët për deputete që ishin në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, janë tërhequr nga lista. Bëhet fjalë për Juvina Jani dhe Monika Qosja.

Ato kanë dorëzuar dje në KQZ dorëheqjen nga kandidimi.

Në këtë mënyrë i hapet rruga kandidatit për deputet Astrit Veliaj.

Në listën e kandidatëve PD, Astrit Veliaj figuronte pas Eduard Halimit por për shkak të mos plotësimit të kuotave gjinore, i takonte njërës prej dy kandidateve femra të merrnin mandatin, por të dyja kandidatet u tërhoqën.

Eduard Halimi la mandatin më 9 shkurt 2018, për t’iu kthyer profesionit të tij prej juristi dhe për tiu përkushtuar një projekti të së drejtës ndërkombëtare private.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438