INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lamtumirë Gaqo Çako! Përcillet në banesën e fundit virtuozi i muzikës shqiptare [VIDEO]

Lamtumirë Gaqo Çako! Përcillet në banesën e fundit virtuozi i muzikës shqiptare [VIDEO]

Publikuar më: 19:07 02-08-2018

U zgjodh që edhe në ikje Gaqo Çako të thoshte lamtumirë përmes zërit të tij. Virtuozi i muzikës shqiptare u nda nga jeta në moshën 83 vjecare një ditë më parë, ndërsa këtë të enjte familjarë, miq, qytetarë, politikanë e personalitete të fushave të ndryshme i kanë dhënë lamtumirën e fundit në homazhet e zhvilluara në muzeun kombëtar. Artistë dhe personalite kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e virtuozit të skenës operistike dhe muzikës shqiptare, “Mjeshtrin e Madh” Gaqo Çako la pas një trashëgimi të pasur muzikore me interpretimet e tij jo vetëm në opera, por edhe në muzikën e lehtë dhe popullore. Pasi studio në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës, ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, menjëherë sapo u kthye në Shqipëri. Për tri dekada, Çako këndoi shumë role të para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për 30 vite.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982