INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lammert, Kompromisi kusht për anëtarësim

Lammert, Kompromisi kusht për anëtarësim

Publikuar më: 13:07 22-04-2016

Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert, mbërriti në Shqipëri në një vizitë zyrtare. Ilir Meta zgjodhi ta presë në Aeroportin Nënë Tereza, ndërsa më pas i është drejtuar Parlamentit. Në fjalën e tij përballë deputetëve, Presidenti i Bundestagut Lammert, i kushtoj rëndësi konsensusit politik.

“Kompromisi është kusht i domosdoshëm për funksionimin e një sistemi demokratik dhe gjithashtu kusht për anëtarësimin në BE”.

Ndërsa Shqipërisë i duhet ende punë në realizimin e reformave të kërkuara nga Brukseli, Lammert lëshoj këtë mesazh.

“Për Shqipërinë vlen të thuhet se BE-ja nuk është në situatë të thjeshtë për momentin. Zhvillimi i BE-së varet nga aftësia për kompromis e vendeve anëtare. Interesi për zgjerim me shtetet e tjera është i kufizuar. Kjo i rrit pretendimet për anëtarë të tjerë dhe aktualisht shoh pak vende që i konsideroj si anëtarë të ardhshëm, por Shqipëria është njëri prej tyre. Uroj që të ketë një proces reformash të shpejtë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051