INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajmin e dha te dasma e Gjikos dhe Elitës, moderatorja e famshme bëhet nënë për herë të dytë [FOTO]

Lajmin e dha te dasma e Gjikos dhe Elitës, moderatorja e famshme bëhet nënë për herë të dytë [FOTO]

Publikuar më: 18:09 28-02-2019

Moderatorja e famshme nga Kosova, Kaltrina Mikushnica ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka publikuar një foto nga salla e operacionit, ku shfaqet pranë së bijës së porsalindur, Mara.

Rikujtojmë se lajmin e shtatzënisë së saj, Kaltrina e bëri publik për herë të parë në dasmën e moderatores Elita Rudi dhe reperit Gjiko.

Kaltrina ka edhe një tjetër vajzë të quajtur Rana, e cila më datën 5 shkurt të këtij viti mbushi 4 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947