INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajme të mira për fansat e 'Queen'! Bohemian Rhapsody mund të ketë një vazhdim

Lajme të mira për fansat e 'Queen'! Bohemian Rhapsody mund të ketë një vazhdim

Publikuar më: 18:38 11-03-2019

Regjisori i shumë prej videove të “Queen” deklaroi se grupi dhe menaxheri po shikojnë mundësinë e një filmi vazhdues të “Bohemian Rhapsody”.

Rudi Dolezal deklaroi për “Page Six”: “Jam i sigurt se menaxheri Jim Beach po planifikon një vazhdim që starton me “Live Aid”. Filmi pasues po diskutohet fuqishëm në familjen “Queen””.

Beach gjithashtu është producenti i “Bohemian Rhapsody”, i cili arkëtoi rreth 870 milionë dollarë në rang botëror. Filmi biografik fitoi katër çmime “Oscar”.

Edhe kitaristi i “Queen”, Brian May shtoi dyshimet për një “sequel”, duke thënë se ka ende shumë histori për të treguar.

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277