INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë për qytetarët. OSHEE nuk do e ndryshojë çmimin e energjisë elektrike

Lajm i mirë për qytetarët. OSHEE nuk do e ndryshojë çmimin e energjisë elektrike

Publikuar më: 16:12 27-12-2017

Për 2018 nuk parashikohet ndryshim i çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundor. Të paktën ky është propozimi i kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike OSHEE, e cila nuk ka aplikuar për tarifë të re pranë Entit Rregullator, por kërkon të mbajë të pandryshuar çmimin e energjisë për konsumatorin fundor në nivelin 9.5 Lekë për kilovat orë. Ndërkohë OSHEE, ka depozituar vetëm pasqyrat financiare, ku kërkon që të mbajë në të njëjtat nivele edhe investimet për vitin e ardhshëm.
Si çdo fundvit Enti Rregullator i Energjisë Elektrike shqyrton kërkesat e operatorëve për të vendosur çmimin e energjisë për vitin pasardhës. Ndërsa jemi në ditët e fundit në 2017, Enti ka nisur seancat dëgjimore për të vendosur çmimin e energjisë për vitin e ardhshëm. Mësohet se Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST pranë Entit Rregullator të Energjisë ka paraqitur 4 variante për ndryshimin e tarifës për të siguruar aktivitetin normal gjatë 2018. OST kërkon që çmimi i energjisë parashikohet të ndryshojë deri në 1.52 lekë për kilovat orë, nga 0.65 kilovat orë që është aktualisht. ndërkohë thatësira e këtij viti dhe humbjet që pati koorporata e kanë detyruar atë që të kërkojë rritje të çmimit që i shet energjinë OSHEE-së. Ndërsa për vitin 2017-të KESH do të mbyllë vitin me 67 milionë Dollarë humbje.

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615