INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë?

Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë?

Publikuar më: 13:20 25-11-2026

Një lajm i bukur vjen nga familja e moderatores Kiara Tito dhe këngëtarit Luiz Ejlli. Sipas burimeve të Prive By Liberta Spahiu, çifti është në pritje të fëmijës së tyre të dytë, duke u përgatitur kështu për një tjetër kapitull të rëndësishëm në jetën familjare.

Kiara dhe Luizi, të cilët u njohën dhe dashurohen gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, u bënë prindër për herë të parë në prill të vitit 2024, kur erdhi në jetë vajza e tyre, Luna Mari.

Prej disa kohësh, moderatorja është përballur me aludime për një shtatzëni të dytë, por në të kaluarën i ka mohuar këto zëra, duke mos konfirmuar një lajm të tillë.

Ndërkohë, këtë herë lajmi për një tjetër bebush në familjen e tyre ka tërhequr vëmendjen, megjithëse vetë çifti nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike.

Deri në një reagim nga Kiara apo Luizi, mbetet për t'u parë se kur ata do të zgjedhin ta ndajnë këtë lajm me publikun.