INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Lagjia e Trimave” blindon Shkupin. Gjykata dënon me burgim të përjetshëm 7 nga të akuzuarit [VIDEO]

“Lagjia e Trimave” blindon Shkupin. Gjykata dënon me burgim të përjetshëm 7 nga të akuzuarit [VIDEO]

Publikuar më: 17:38 02-11-2017

Gjykata e Shkupit ka dhënë vendimin për të akuzuarit e “Lagjes së trimave”. 7 prej të akuzuarit janë dënuar me burg të përjetshëm, për të tjerë janë dhënë dënime të larta, ndërsa katër prej tyre janë shpallur të pafajshëm. Gjykata penale ka vendosur që t’i dënoj me 746 vite burg të akuzuarit për rastin e Kumanovës. Në pritje të vendimit Shkupi u blindua nga forcat e policisë. Ministria e Brendshme mori masa të forta sigurie për seancën e fundit gjyqësor për rastin e Kumanovës. Forca të mëdha të njësiteve speciale janë vendosur edhe në rrugët ku ndodhen burgjet ku të dënuarit mbahen. Eskorta e të akuzuarve nga burgjet e këtyre qyteteve gjatë çdo séance kanë ardhur me masa të forta sigurie si helikopterë dhe transportues të blinduar. Kanë kaluar dy vite e gjysmë nga konflikti i armatosur që ndodhi në Lagje të Trimave në Kumanovë. Gjatë luftimeve më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 humbën jetën 8 policë të MPB-së ndërsa u vranë 10 anëtarë të grupit të armatosur. Për rastin Lagja e Trimave nën akuzë për terrorizëm janë 37 persona. Për procesin gjyqësor të rastit Kumanova janë harxhuar rreth 3 milion euro sepse për mbajtjen e një seance janë harxhuar mbi 50 mijë euro për angazhimin e një numri të madh të forcave policore, ekipe dhe helikopter.

Të dënuarit e pëjetshëm të “Lagjes së trimave”

Andi Krasniqi, burg i përjetshëm
Dem Shehu burg i përjetshëm
Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm
Nasuf Zeqiri, burg i përjetshëm
Vladet Zekaj, burg i përjetshëm
Bek Bajra, burg i përjetshëm
Fejzulla Rushitovski, burg i perjetshëm

Vendimet e tjera


Qenan Hiseini 20 vjet
Irfan Lutfiu 14 vjet
Fadil Elshani 20 vjet
Esat Kafegjolli 40 vjet
Adrian Bujari 40 vjet
Shefqet Hallaqi 40 vjet
Lirim Demiri 20 vjet
Hajrush Abdija 20 vjet
Betim Kabashi 40 vjet
Genti Sefaj 40 vjet
Lendrit Rustemaj 20 vjet
Enver Hoxha-Klajn 40
Rufki Dogani 40 vjet
Mirsad Qerimi 20 vjet
Bajram Elshani 40 vjet
Nexhmedin Lika 40 vjet
Lirim Krasniqi 40 vjet
Sevdail Miftari 40 vjet
Fatmir Recica 40 vjet
Arsim Bajrami 13 vjet
Musa Pajaziti 12 vjet
Ragmi Latifi 18 vjet
Seadudin Abdullahu 14 vjet
Elham Arifi 13 vjet
Ebib Alimi 12 vjet

Të liruar nga akuzat

Ibrahim Murtezani
Besnik Bajrami
Fazli Osmani

 

 

Article Logic
Execution time: 0.002493143081665