INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
La Stampa reportazh për ISIS në Cërrik! Ja cfarë konstatuan…

La Stampa reportazh për ISIS në Cërrik! Ja cfarë konstatuan…

Publikuar më: 11:19 04-01-2016

Gazetari i të përditëshmes Italiane “La Stampa” Giordano Stabile, ka vizituar qytetin e Cërrikut për të mësuar më shumë në lidhje me grupet që rekrutojnë luftëtartë shqiptarë për tiu bashkuar ISIS.

Ai nisën reportazhin me një citim të imamit të Cërrikut, Kreshnik Çili, i cili i ka thënë se “Jo-besimtarët dënohen në Kuran”!

Madje Çili i ka thënë gazetarit se nuk është e drejtë të vrasësh femra, fëmijë apo të krishterë, ndërsa ata që nuk janë besimtarët janë të dënuar në Kuran.

Gazetari italian ka bërë dhe një koment ku shkruan se qyteti i Cërrikut është porta hyrëse në galaksinë e predikuesve xhihadistë shqiptarë që vazhdojnë aplikimin e sheriatit në Ballkan dhe në bregdetin e Adriatikut. Giordano Stabile ka bërë një vëzhgim të detajuar të rrugëve të Cërrikut ku vecon se imami Çili si është në mbikëqyrje maksimale, pasi kudo në këtë zonë sheh furgoni dhe makina e policisë që mbikëqyrin në një distancë të afërt.

Edhe pse zona mes Kavajës dhe Cërrikut është ajo më e prekura, nga lëvizjet për në Siri dhe monitorohet nga ekipet anti-terrorizëm, në intervistën për gazetarin Italian, Çili mohon se në Cërrik ka luftëtarë që kanë shkuar për të luftuar apo të kthyer.

Autori i reportozhit ka përmendur më pas në shkrim dhe të tjerë luftëarë shqiptarë që i janë bashkuar ISIS. Ai vecon Ebu Merjen, një shkodran që ka shkuar në Siri në vitin 2012 dhe është kthyer në 2013 dhe bën n jë profil të tij ku përshkruan vendin e tij të lindjes, Shkodërn që ndodhet në veri të Shqipërisë, afër kufirit me Kosovën. Ebu Merjen ka qenë pjesë e Al Nusras, që cilësohet si degë e Al Kaedës në Siri, është kthyer përpara ligjit të 2014 që do ta fuste në burg atë”, shkruan Stabile.

Gazetari përmend dhe një tjetër luftëtar shqiptar Aldo Kobuzi, që ishte i martuar me xhihadisten e parë italiane, Maria Xhulja Serxhio dhe përshkruan jetën e tij. Sipas gazetës Kobuzi është rritur në një fshat të Lushnjës dhe u radikalizua pas një bisede me mamanë e tij pas divorcit. Tani ai ndodhet në Raka ndërsa autoritetet italiane po monitorojnë zonën ku ai qëndronte për një kthim të mundshëm. Më pas përmendet dhe xhihadistin nga Librazhdi Ervin Hasanaj që u dënua nga ISIS me vrasje, pasi donte të kthehej në Shqipëri, si dhe xhamitë që nuk janë nën kontrollin e KMSH-së. La Stampa theskon se rreth 40 xhihadistë të kthyer në Itali kanë kaluar përmes Ballkanit. 

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168