INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
La garën e 'BBV' në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet dhe analizon banorët: Më negativi aty është...

La garën e 'BBV' në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet dhe analizon banorët: Më negativi aty është...

Publikuar më: 16:32 14-01-2026

Banori i “Big Brother Vip Albania 5”, Ilir Vrenozi, ka treguar arsyet e largimit të tij nga shtëpia këtë të mërkurë.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Vrenozi ka rrëfyer se nuk po e gjente më veten të përshtatshëm brenda në shtëpi. Ai tregoi se nuk mund të insinuonte debate nga hici dhe se nuk ndjehej fort mirë me shëndet. Vrenozi thotë se ka krijuar një mardhënie shumë të mirë me të gjithë banorët brenda, sidomos me Stenaldon.

“Një muaj aty mu duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu.

Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes. Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”, tha Vrenozi.

Ai foli me sinqeritet për marrëdhëniet në shtëpi:

Njeriu më i vërtetë: Stenaldo

Më fals: Angelo

Më qaramani / i përkëdheluri / negativi: Kristi

Për miqësinë me Senon, Vrenozi shprehet se: “Po, të gjithë. Senon po e po, nuk diskutohet.”

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615