INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner rrezikon t’i japë fund 'Keeping Up With The Kardashians'? Nuk është më e interesuar [FOTO]

Kylie Jenner rrezikon t’i japë fund 'Keeping Up With The Kardashians'? Nuk është më e interesuar [FOTO]

Publikuar më: 13:32 10-04-2019

Sapo ka nisur sezoni i 16 i show-t “Keeping Up With The Kardashians”, por duket se mund të jetë dhe i fundit. Mësohet se 21 vjeçarja Kylie Jenner, nuk dëshiron të jetë më pjesë e tij duke qenë se në serial tregohet gjithçka për familjen e famshme, duke filluar nga zënkat mes tyre dhe çdo skandal tjetër. Një tjetër arsyje mund të jenë dhe paratë, miliarderja më e re në botë fiton të ardhura marramendëse nga linja e saj e kozmetikës dhe shuma që fiton nga show nuk i intereson më, madje i duket e papërfillshme.

Nëse kjo ndodh, do të shënonte fundin e “Keeping Up With The Kardashians”, pasi sipas kontratës, show nuk mund të realizohet nëse nuk janë të gjitha vajzat e familjes Kardashian-Jenner.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga familja Kardashian, por nëna e saj, Kris Jenner, njëherësh menaxherja e saj po mundohet ta bindë Kylien ti rikthehet xhirimeve. Megjithatë nëse show mbyllet, shumë persona mendojnë se fama e familjes së njohur do të pësojë lëkundje.

wrgwetgerg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436