INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner krenare për veten, i tregon Stormit të gjitha arritjet e saj [VIDEO]

Kylie Jenner krenare për veten, i tregon Stormit të gjitha arritjet e saj [VIDEO]

Publikuar më: 16:02 28-07-2018

Kylie Jenner është shumë krenare për të gjitha arritjet e saj. Pavarësisht se Stormi është ende e vogël, Kylie ka dëshirë t’i tregojë se sa e suksesshme është nëna e saj.

Së bashku me vogëlushen, Kylie ka shkuar në një dyqan gazetash dhe revistash dhe ka blerë të gjitha kopertinat e muajit gusht, në të cilat ajo është pjesë, revistën “Forbes” që e cilësoi si miliarderen më të re në moshë dhe revistën “GQ” ku Kylie ka pozuar bashkë me partnerin e saj Travis Scott.

Në disa video të pubikuara në ‘Snapchat’ Kylie shihet duke mbajtur në njërin krahë vajzën, ndërsa me dorën tjetër po merrte revistat nga raftet.

Article Logic
Execution time: 0.0039858818054199