INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner duket se qenka hakmarrë ndaj Jordyn Woods në mënyrën e veçantë, por nuk e pranon: ‘’Nuk është në karakterin tim...’’

Kylie Jenner duket se qenka hakmarrë ndaj Jordyn Woods në mënyrën e veçantë, por nuk e pranon: ‘’Nuk është në karakterin tim...’’

Publikuar më: 18:23 01-04-2019

Jordyn Woods dhe Kylie Jenner ishin një nga miqësitë që e gjithë bota i xhelozonte, për shkak të kimisë së tyre me njëra-tjetrën.

Pas skandalit të tradhëtisë midis Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian, duket se fundi i erdhi dhe miqësisë.

Kylie e detyroi që të merrte rrobat dhe të ikte nga shtëpia, por modelja nuk ishte shprehur kurrë më parë për gjithçka ndodhi me shoqen e saj, përveç se së fundmi në një intervistë për “New York Times”.

Në të ajo foli edhe për diçka që bëri bujë në të gjithë rrjetin.
Produktet e kozmetikës për të cilat bashkëpunuan dy ish-shoqet e ngushta, linja e të cilave quhet “Jordy Lip Kit”, patën një ulje drastike të çmimeve, nga 27$ në 13.50$.

Pas kësaj, të gjithë gishtat filluan të drejtoheshin nga Kylie! Shumë persona ndanin mendimin se ajo uli çmimet si shenjë hakmarrjeje ndaj Jordyn.

Mirëpo gjatë intervistës për bukuroshja e cila është nënë e një vogëlusheje të quajtur Stormi, ka deklaruar se asgjë nuk është e vërtetë nga ato që thuhen lart e poshtë: “Nuk është në karakterin tim.

Nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë dhe kur e pashë që çmimet ishin ulur, u befasova!”

Rikujtojmë se pas skandalit, dy ish-mikeshat e ngushta kanë pasur shumë pak komunikim me njëra-tjetrën, ka raportuar një burim për “People”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035691261291504