INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie e Kendall thuhet se kanë vjedhur modelin e sandaleve që kanë hedhur në treg, nga kjo firmë

Kylie e Kendall thuhet se kanë vjedhur modelin e sandaleve që kanë hedhur në treg, nga kjo firmë

Publikuar më: 12:01 23-02-2017

Çfaaaarë?! Kendall dhe Kylie kanë marrë meritat për një ide që nuk është e tyre?


Motrat Jenner?! Asnjëherë!
Megjithatë, nuk e dimë ende nëse këto që thuhen janë të vërteta, por një fans me sy skifter vuri re në Twitter diçka që ishte e ngjashme me diçka tjetër dhe kjo lidhet me koleksionin e tyre të këpucëve.
Kendall Jenner prezantoi një lloj sandaleje (125$), përmes Twitter, e cila është në shitje online. Sandalet janë me ngjyrë të zezë, floriri, të bardhë dhe kanë për aksesorë disa zinxhirë të vendosur sipër. Megjithatë ato ngjajnë pa masë me sandalet e Chanel, të quajtura Chanel’s Nylon Chain Slides, të cilat kushtojnë 995$.

 

kylie-jenner-chanel-sandal-tweet-1.jpg

Në fakt i vetmi ndryshim (përveç çmimit), tek këto sandale është se zinxhirët e atyre të Kendall dhe Kylie janë prej lëkure kurse të Chanel prej metali.

kylie-jenner-chanel-sandals.jpg


Sigurisht që motrat janë mike të afërta të Karl Lagerfeld, kështu mund të jemi të gjithë të qetë pasi punët do të zgjidhen në mënyrë paqësore, mendojmë...

Article Logic
Execution time: 0.002655029296875