INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky studim zbulon se meshkujt e stresuar nuk i tërheqin aspak femrat

Ky studim zbulon se meshkujt e stresuar nuk i tërheqin aspak femrat

Publikuar më: 16:13 06-01-2017

Femrat mund të ndjejnë nëse një mashkull ka kaluar një adoleshencë stresuese, dhe i zgjedhin partnerët e tyre në bazë të këtij fakti.

I gjithë ky përfundim vjen nga një stuim që është bërë tek minjtë. Studimi i realizuar në Universitetin e Binghamton zbuloi se femrat kishin një shqisë që zbulonte historinë emocionale të mashkullit. Kur vinte puna për të gjetur një partner seksual, minjtë femra rrallë herë preferonin që të çiftoheshin me një mashkull që kishte kaluar një adoleshencë të vështirë dhe nën presion. Përgjithësisht femrat shkonin tek meshkujt të cilët e kishin përballuar më mirë stresin duke u treguar dominantë në kafazet e tyre. Ky presupozohet të jetë dhe thelbi i zgjedhjes së femrës. Ajo ka tendencën të zgjedhë mashkullin dominant, dhe një që i ka mbijetuar stresit duke e përballuar mirë kthehet automatikisht në të tillë. Të paktën tek minjtë kështu ndodh. Nuk dihet nëse diçka e tillë ndodh edhe tek njerëzit, por Universiteti i Binghamton i ka konsideruar rastet si të krahasueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719