INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Ky klip kundër terrorizmit është bërë viral dhe ka një mesazh të bukur [VIDEO]

Ky klip kundër terrorizmit është bërë viral dhe ka një mesazh të bukur [VIDEO]

Publikuar më: 09:46 30-05-2017

Hussain al-Jassmi eshte nje nder kengetaret me te njohur te Emirateve te Bashkuara Arabe.

Videoklipi i tij i fundit ka regjistruar me miliona shikime ne YouTube dhe Facebook.
Klipi, qe eshte bere viral gjate muajit te Ramazanit pershkruan nje sulmues vetevrases i cili perballet nga besimtaret.

Klipi permban imazhe nga shperthimet me vdekjeprurese ne Lindjen e Mesme, te grupit Al-Kaida dhe te te ashtequajturit grupi i Shtetit Islamik. Te mbijetuarit dhe familjet e viktimave gjithashtu shfaqen ne video.
\"Adhuroni Perendine tuaj me dashuri, jo me terror\" eshte mesazhi kryesor i videoklipit tre-minutesh. Klipi eshte ngarkuar ne internet te premten nga gjigandi telekomunikues i Kuvajtit “Zain,” i cili vepron ne te gjithe Lindjen e Mesme.

\"Per te gjitha do t'i tregoj Perendise \", thote zeri i nje femiu ne fillim te videos derisa nje person tjeter shihet duke bere nje bombe. Mesazhet ne videoklip jane shume emocionuese \"I keni mbushur varrezat me femije kurse bankat e shkolles i keni zbrazur...\"