INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është shqiptari që bëri ‘namin’, vrau avokatin grek për këtë sasi parash, zbulojeni ... [FOTO][VIDEO]

Ky është shqiptari që bëri ‘namin’, vrau avokatin grek për këtë sasi parash, zbulojeni ... [FOTO][VIDEO]

Publikuar më: 15:07 02-11-2017

Policia greke ka zbuluar foton dhe emrin e shqiptarit te arrestuar për vrasjen e avokatit te njohur grek Mihalis Zafiropoulos në Athinë.

Mediet greke bëjnë me dije se ai rezulton me disa emra dhe mbiemra. Mbiemri i tij një herë jepet si Ibrahimi, pastaj Brahimaj apo Brahimasi. Kurse  emri, Kastriot, Lavdërim, Mikel. Njëlloj edhe për prindërit rreshtohen disa emra.

Sipas policise nuk eshte fort e qarte ditëlindja e të arrestuarit, pasi ne komunikatën e policisë jepen tre vite të mundshme, 1985, 1989, 1991. Vendlindja Shqipëri.

Ndërsa personi në kërkim quhet Aleksandro, Aleksandros apo Eno, me mbiemrin Mata, i lindur në Shqipëri, më 14 janar 1987.

Vrasja e avokatit grek, del video e arrestimit të autorit shqiptar që u pagua me 3 mijë euro

Mediet greke kanë publikuar sot videon e arrestimit të një 32 vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e avokatit grek Mihal Zafiropoulos,shkruan gazeta panorama.

Avokati u vra një muaj më parë afër zyrës së tij në Athinë.

Para policisë shqiptari ka deklaruar se: “Unë nuk doja ta vrisja avokatin Mihal Zafiropoulos, doja vetëm ta trembja”.

Sipas medieve fqinje ai është paguar me 3 mijë euro për vrasjen e avokatit.

Në materialin e pulbikuar dëgjohen zërat e policëve që thërrasin “Policia, policia! Ndal Policia, mbaji duart mbi timon. Mos lëviz policia. Mos lëviz mbaji duart mbi timon”, duke u kërkuar shqiptarit të ndalojë makinën.

shqiptari-ne-kerkim.jpgshqiptari.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436