INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është çmimi stratosferik që kërkon Roman Abramovich për Chelsea-n

Ky është çmimi stratosferik që kërkon Roman Abramovich për Chelsea-n

Publikuar më: 15:23 25-09-2018

Flitet prej muajsh se Roman Abramovich ka vendosur të shesë ekipin e Chelsea-t. Pavarsisht se, shpeshherë ka pasur kundërshtime, duket se manjati rus i ka vendosur një çmim klubit, i cili mendohet të jetë 3 miliardë paundë. Në rast se ndryshimi i pronësisë do të ndodhë me këtë çmim, do të thyente rekordin e shitjes më të shtrejtë të një skuadre sportive në histori.

Flitet se Abramovich do të kërkojë ndihmën e një kompanie amerikane, Raine Group LLC, me bazë në New York, për të bërë të mundur lehtësimin e tratativave. Sipas mediave amerikane, 51-vjeçari ka filluar të ristrukturojë asetet e tij, në mënyrë që t’i mbrojë prej masave të mundshme nga Shtetet e Bashkuara.

Duhet përmendur fakti se Chelsea arriti në nivele të larta, qoftë nga ana ekonomike, por dhe ajo sportive, pasi manjati rus mori kontrollin e ekipit. Mbetet për t’u parë nëse kësaj radhe zërat do të jenë të vërtetë e Abramovich do të shesë klubin ku është pronar që prej vitit 2003. Aktualisht, Chelsea e ka nisur më së miri kampionatin anglez, duke marrë 5 fitore e një barazim në gjashtë javët e para. Ndeshja e ardhshme për blutë, do të jetë kundër Liverpoolit në “Stamford Bridge”.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504