INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky detaj tregon se kënga ''Kujt Po i Han'' e Encës dhe Don Phenom është ''DISS'' për Noizyn! E keni vënë re? [VIDEO]

Ky detaj tregon se kënga ''Kujt Po i Han'' e Encës dhe Don Phenom është ''DISS'' për Noizyn! E keni vënë re? [VIDEO]

Publikuar më: 20:44 15-10-2018

Ditën e premte Enca në bashkëpunim me Don Phenom sollën projektin e tyre më të ri “Kujt po i han”. Në pak ditë pas publikimit kënga ecën shumë mirë dhe kjo duket nga shpërndarjet që ka marrë në rrjetet sociale si dhe nga shikueshmëria në Youtube, me mbi 1.3 milion klikime.

Menjëherë pas publikimit të këngës filluan “thumbat” ku fillimisht reagoi Noizy dhe më pas Enca e Don Phenom.

Sigurisht që Noizy e ka dëgjuar këngën dhe teksi i ka djegur pak sepse një pjesë e mirë e tij është “Diss” për të.

Nëse nuk besoni, mjafton të lexoni këtë tekst të Don Phenom i cili thotë në këngë:

“Kur ta nijn kyt kong kan mu djeg prej inatit,

“I am the Don i kom thon nuk jan gati ,”

E kur thotë “i kom thon nuk jan gati” i referohet këngës së tij “S’jeni gati për mu” që është një DISS i drejtpërdrejtë për Noizyn.

Article Logic
Execution time: 0.0026540756225586