INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky DETAJ i bisedës së Arjolës me Monikën i ka bërë ndjekësit të mendojnë se po del në pah “mashtrimi i produksionit”?!

Ky DETAJ i bisedës së Arjolës me Monikën i ka bërë ndjekësit të mendojnë se po del në pah “mashtrimi i produksionit”?!

Publikuar më: 19:28 09-01-2022

“Big Brother VIP Albania” është një nga reality show-t më të ndjekur në Shqipëri dhe shikueshmëria e saj ka kaluar pritshmëritë. Kjo gjë ka bërë rrjedhimisht që të gjithë ndjekësit të jenë tëpër vigjilentë e sy-shqiponjë, kur bëhet fjalë për detaje që sipas tyre mund të vënë në dyshim vërtetësinë e programit.

Së fundmi, një nga ndjekësit e llogarisë së Olti Currit, i ka dërguar një mesazh këtij të fundit një video, në të cilën dallohet një detaj mjaft dyshues gjatë bisedës së Monikës me banorët në dhomën e ndjenjes.

Në video, Monika ishte duke i treguar banorëve një porosi për Beniadën që i ka lënë vazja kur i ka dhuruar kekun. Në këtë bisedë, tregohet qartë se Monika dëshmon që ka folur me vajzën, detaj ky që bie ndesh me rregullat e programit, shkruan iconstyle.

Kështu, duket sikur Arjola ia bën me shenj aktores, duke i lënë të nënkuptojë që është duke thënë gjëra që nuk duhet.

“Besoj ke folur në ëndër. Ti nuk mbush fare.”- ka shtuar ajo, mesa duket për të dalë nga situate, sipas ndjekësit të Olti Currit.

WhatsApp-Image-2022-01-09-at-2.11.36-PM.jpeg

 

 

Kjo nuk është hera e parë që dyshohet vërtetësia dh transparenca e programit. Rikujtojmë se është përfolur për daljen e planifikuar të Big Mamës nga emisioni, si dhe për paracaktimin e Donaldit si fitues.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332