INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi nis debatet e ashpra për ligjin e minoriteteve. Përplaset Basha - Ruçi!

Kuvendi nis debatet e ashpra për ligjin e minoriteteve. Përplaset Basha - Ruçi!

Publikuar më: 10:29 12-10-2017

Që në nisje të seancës së sotme parlamentare Kryetari i Kuvendi, Ruçi është përplasur sërish me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Shkak u bë propozimin i Vangjel Dules për të hequr nga rendi i ditës ligjin për minoritetet, pasi nuk është respektuar rregullorja.

Basha ka dalë në krah të Dules, duke i kërkuar Ruçit që të mbledhë Këshillin e Rregullores dhe e ka akuzuar se kështu i vë kazmën parlamentit.
Po Ruçi e hodhi në votim duke e rrëzuar propozimin.
Dule tha se: Përfshirja në rendin e ditës të projektligjit për pakicat nuk përmbush kriteret ligjore. Raporti për projektligjin duhet të ishte dorëzuar tre ditë para seancës së sotme, raporti u dorëzua dje në orën 11:00. Jemi në shkelje të rregullores, nuk e di nëse arsyeja është në vetëdije.
Ruçi: Miratimi në parim në kryer ditën e martë. Nuk shikoj ndonjë shkelje të rregullores.
Ruçi: Për të sqaruar edhe Dulen për nenin 32/38, keni parasysh edhe nenin 70. Raporti i komisionit dhe mendimet e komisioneve të tjera, shumëzohen dhe shpërndahen të paktën 2 ditë para shqyrtimit në seancë. Pra përderisa kemi të bëjmë me ditën e martë, sot është e enjte, është konform nenit.
Ruçi: Dule kërkon që të mos shqyrtohet sot. Ka një mendim pro, një kundër, e hedhim në votim. A jeni dakord që ligji të dalë jashtë rendit të ditës.
Basha: Zoti Ruçi po e ktheni nga absurd në qesharak, tragjik. Të votojë pro ose kundër, kur rregullorja e përcakton. Duhet të zbatosh rregulloren dhe jo ta amendosh. Kjo është fatkqeësi për vendin dhe për këta që vetëm ngrenë dorën. Nuk mund ta ndryshosh rregulloren me votë. Zbato rregulloren, ndoshta e ke porosi si javën e kaluar, por mos i vendos kazmën parlamentit. Ka disa parashikime si vijohet. Unë nuk marr asnjë pozicion për propozimin e Dules, por respekto procedurën. Mblidh institucionet Këshillin e Rregullores. Nuk dua që edhe kjo seancë të degjeneroi si herën e kaluar dhe e dyta për t’i vënë fre një përpjekje për të devijuar debatin.

Por kur Dule pyeti se pse ky ligj mbrohet nga Ministria e Jashtme dhe jo nga e Drejtësisë apo e Brendshme dhe se kush vend fqinj është marrë shembull për ligjin për minoritetet?, iu përgjigj Ministri Bushati.
“Ligji është firmosur nga 4 ministri. Ministria e Jashtme është përgjegjës për të raportuar te instancat ndërkombëtare. Keqardhje që ju nuk keni qenë pjesë e diskutimeve për këtë çështje.
Ka vende të rajonit që nuk e njohin pakicën si koncept dhe nuk aderojnë as një konventë, por ka edhe vende si Shqipëria që ka dëshmuar ndjeshmëri. Kemi marrë praktikat më të mira Europiane dhe jo të rajonit. Jemi asistuar nga komisioneri i OSBE. Jemi konsultuar me shoqatat,” tha Bushati.

Nga ana tjetër, në debat është përfshirë dhe deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, që e ka vlerësuar nismën e qeverisë shqiptare për të miratuar një projektligj për pakicat kombëtare. Hysi tha se Shqipëria ka ratifikuar Konventën për pakicat kombëtare dhe se këto të fundit janë një vlerë e shtuar e shoqërisë.
“Shqipëria ka ratifikuar konventën për pakicat kombëtare. Ato anë një vlerë e shtuar e shoqërisë. E vlerësoj pozitivisht nismën e qeverisë për miratimin e një pr/ligji. Ne pasurojmë shoqërinë shqiptare me vullnetin për të mbrojtur pakicat. Hartimi dhe konsultimi i këtij ligji para se të vijë në kuvend është model. Ideja për të pasur një pr.ligj ka qenë shumë e vjetër, që në vitin 2006. Ky projekt u mundësua në vitin 2014 dhe u deshën tre vite punë për të pasur një projekt të mirë. Në Komisionin e Ligjeve ka pasur diskutim dhe të gjithë deputetët e kanë parë këtë ligj me vëmendje dhe duke e vlerësuar atë si një ligj ku nuk mund të bëhet politikë. Pakicat duhen vlerësuar si një vlerë në shoqërinë shqiptare dhe jo si vlerë politike. Ne arritëm të përmirësojmë draftin e paraqitur në mbrojtje të pakicave dhe kurrsesi për të cënuar përkatësinë e tyre”, tha Hysi.

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891