INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush shpalli të pafajshëm 10 antarët e “Hakmarrja për Drejtësi”?

Kush shpalli të pafajshëm 10 antarët e “Hakmarrja për Drejtësi”?

Publikuar më: 17:20 13-02-2017

Menjëherë pas vendim të krimeve të rënda ka reaguar ashpër ish Kryeministri Sali Berisha në rrjetin social facebook. Berisha akuzon direkt Edi Ramën si përgjegjësi për lirimin e 10 antarëve të kësaj organizate kriminale.
Sali Berisha në facebook:
“Sot në Banditistan!
Kryebanditi Edvin Kristaq Rama shpall të pafajshëm anëtarët e organizatës terroriste "Hakmarrja për Drejtësi"!
Të dashur miq, Edvin Kristaq Rama, sot, në perputhje me një marrëveshje elektorale të vitit 2013 me grupin terrorist "Hakmarrja për Drejtësi", shpalli të pafajshëm drejtuesit kryesor të grupit, vëllezërit Shyti, djem të xhelatit të diktaturës komunistë Harejdin Shyti i dënuar për genocid dhe krime kundër njerëzimit nga gjykatat shqiptare.
Mbi këtë grup vrasesish rëndojnë aktet terroriste dhe dhjetra krime me monstruoze. Pas këtij akti kriminal pritet që kryebanditi Edvin Kristaq Rama të liroje, në përputhje me detyrimin e tij, Aldo Baren dhe bandën e tij, për të plotësuar kështu radhët e banditëve që i mungojnë atij!
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë vepër kriminale të Edvin Kristaq Ramës, u bëj thirrje shqiptarëve të bashkohemi më shumë se kurrë, dhe me revolucionin tonë demokratik që nis me dt 18 shkurt të shpëtojmë vehten, fëmijët tanë shoqërinë dhe Shqipërinë nga sundimi i kryebanditit dhe bandave të tij!”

Article Logic
Execution time: 0.0021910667419434