INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Loredanës? Pas lajmeve se është SHTATZËNË, reperja shndërrohet me këtë LOOK!

Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Loredanës? Pas lajmeve se është SHTATZËNË, reperja shndërrohet me këtë LOOK!

Publikuar më: 13:30 23-01-2021

Prej mbrëmjes së djeshme Instagrami, Facebook-u, TikTok-u e çdo media tjetër sociale është mbushur me foto të Loredanës ku barku i saj duket më i rrumbullakosur se zakonisht.

Kaq ka mjaftuar që fansat e saj të mendojnë se me shumë mundësi ajo është shtatzënë për herë të dytë duke përjashtuar çdo mundësi që barku i saj të duket si rezultat i pozicionit të fotove, ose edhe të shtimit në peshë.

-640-0-600aba776dd71.png

Mirëpo pas këtyre lajmve Lori na u shfaq në rrjete sociale me flokët brune dhe na la të gjithëve me gojë hapur.

Sigurisht edhe kjo ngjyrë flokësh i shkon shumë dhe të pafundme ishin komplimentat në fotot e saj në rrjete sociale.

Përveçse me ngjyrën, reperja ka nisur të eksperimentojë edhe me modele të ndryshme flokësh dhe pozat e fundit në Instagram na lanë pa frymë.

Loredana është shfaqur me flokët e gjata deri tek supet dhe të krehura me onde, teksa duket super tërheqëse dhe shkëlqen e tëra me këtë look.

Ndoshta kishit vështirësi ta dallonit menjëherë që vajza në foto është Lori, por edhe asaj vetë duket se i pëlqen aq shumë ky look, sa tashmë duhet të mësohemi me të sepse do ta shohim për shumë gjatë.

 Vëmendje ka marrë edhe barku i saj, por ne nuk dime të themi gjë! Ndaj më mire shiheni dhe jepni komentin tuaj!

Article Logic
Execution time: 0.0043060779571533