INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Fationit? Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ ndryshon ‘look’ qethet ZERO! [FOTO]

Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Fationit? Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ ndryshon ‘look’ qethet ZERO! [FOTO]

Publikuar më: 17:27 01-04-2021

Fation Kuqari ishte një ndër konkurrentët më të bujshëm të këtij edicioni të “Për’puthen”, i cili bëri për vete publikun me tipin e tij çapkën e të hedhur, si dhe sinqeritetin e treguar në emision.

Ai ishte një nga konkurrentët që u pëlqye më shumë në “Për’puthen”, i cili herë pas here merrte vëmendjen e të gjithëve. Është fjala për Fation Kuqarin, i cili edhe pse nuk është më pjesë e programit vijon që të komentohet shumë.

Pas largimit me dëshirë nga reality show, Fationi u bë pjesë e video klipit të këngës më të re të Fifit, të titulluar “Maniak i dhimbjes”.

E pas këtij projekti, duket se ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka gati tjetrin. Duket se kësaj radhe do të bëhet pjesë e filmit “Gjurmë pa shenjë”, ndaj është detyruar të ndryshojë edhe look.

Në një foto të postuar në “Instastory” duket se ai ka qethur kokën zero dhe duket kaq ndryshe me pamjen e re. Ai i ka habitur të gjithë me këtë pamje.

Article Logic
Execution time: 0.0032689571380615