INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Dafinës?! Këngëtarja bën ndryshimin DRASTIK në pamje dhe të gjithë “u çmendën” [FOTO]

Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Dafinës?! Këngëtarja bën ndryshimin DRASTIK në pamje dhe të gjithë “u çmendën” [FOTO]

Publikuar më: 10:08 02-05-2019

Dafina Zeqiri është padyshim një prej këngëtareve më të sukseshme por ashtu dhe më të komentuara në shoëbizz-in shqiptar. Jo pak herë Dafina ka vendosur standarte sa i përket guximit të saj në stil por dhe në muzikë.Dafi di si të jetë në qendër të vëmendjes, si për hir të muzikës, paraqitjes apo edhe jetës së saj private.

Këngëtarja seksi është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon për mbi 1 milion ndjekësit e saj foto e video nga më të ndryshmet.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku ka treguar se ka vendosur t’i shkurtojë flokët dhe njëherë. Ndonëse hera e fundit që e pamë Zeqirin me flokë të tillë ishte viti 2013, në videoklipin e këngës ‘Bloodah’, mesa duket ajo ka preferuar t’i rikthehet sërish kësaj pamjeje.

Kujtojmë se në një nga videoklipet e fundit që Dafina ka nxjerrë, është shfaqur me flokë të gjatë në ngjyrë bionde dhe të zinj. Ashtu si çdo herë tjetër Dafi i ka habitur të gjithë me ndryshimin drastik që ka bërë dhe kjo duket fare mirë në komentet në Instagram. 

View this post on Instagram

The shorter the hair, the harder they stare ... @rudyahm

A post shared by DAFINA (@dafina.zeqiri) on

Article Logic
Execution time: 0.0039072036743164