INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush janë 4 banorët e rinj të Big Brother VIP Albania 5 dhe historitë e tyre emocionuese

Kush janë 4 banorët e rinj të Big Brother VIP Albania 5 dhe historitë e tyre emocionuese

Publikuar më: 10:27 24-12-2025

Armela Hyseni i është bashkuar së fundmi shtëpisë së Big Brother VIP 5, duke sjellë me vete një histori jete të mbushur me kontraste.

E lindur në Tiranë dhe e rritur në Laprakë, Armela ka kaluar një fëmijëri që ka njohur si gëzimin, ashtu edhe vështirësitë. Është rritur vetëm nga e ëma, në kushte modeste, por me përkushtimin maksimal që asaj të mos i mungonte asgjë thelbësore. Përballja me bullizmin ka qenë pjesë e rrugëtimit të saj, por në vend që ta thyenin, këto përvoja e forcuan.

Gjatë viteve të gjimnazit, e ëma u zhvendos në Itali për të punuar, çka bëri që takimet mes tyre të ishin të rralla. Ndërkohë, Armela u njoh me të atin më vonë, pasi prindërit e saj ishin ndarë para se ajo të vinte në jetë, por sot ruan një raport shumë të mirë me të.

Zhvendosja e saj drejt Italisë erdhi për arsye shëndetësore, pasi e ëma po përballej me një sëmundje të rëndë. Muajt e fundit, Armela ka qenë e përkushtuar plotësisht ndaj kujdesit për të ëmën dhe gjyshen, një angazhim që ajo e përshkruan si një punë me orar të plotë. E ëma ka luftuar për tre vite radhazi me kancerin e mushkërive.

Duke folur për përvojën e saj të mëparshme në një reality show, ajo shprehet se ishte hera e parë që u përball me ekspozimin dhe presionin publik. “Atje kuptova çfarë do të thotë të jesh vetvetja në një ambient ku shumë zgjedhin të luajnë role. Kthimi këtë herë është një sfidë, por mbi të gjitha dua ta jetoj dhe ta shijoj eksperiencën, jo thjesht ta përballoj”, shprehet ajo.

Juxhin Plovishti është emri më i ri që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother.

I njohur për publikun si pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”, Juxhini ka zgjedhur një hyrje jo të zakonshme, duke u shfaqur në rolin e një gjysheje. Me origjinë nga Korça, ai e ka nisur rrugëtimin artistik që në moshë shumë të re.

Vendimin për të hyrë në këtë format e sheh si një tjetër mundësi për të provuar veten. “Gjithmonë kam pranuar sfidat e mëdha që më janë ofruar. Për mua kjo është një lojë dhe dua ta marr me sportivitet. Jam gati për çdo surprizë, madje edhe për një romancë”, u shpreh ai.

Juela Nikollaj është një tjetër banore e re e Big Brother VIP 5, me një histori personale që lë gjurmë.

E lindur në Laç dhe e rritur në Milano, Juela ka ardhur nga një familje shqiptare që ka ruajtur me fanatizëm kulturën, traditat dhe lidhjen me rrënjët. Fëmijëria e saj ka qenë e mbushur me dashuri, mes tre motrave, por edhe me disiplinë.

Pas përfundimit të studimeve për Ekonomi Europiane, ajo iu përkushtua muzikës, duke ndërtuar projektet e saj artistike. Fillimisht e lidhur me pop-in, me kalimin e kohës nisi të eksplorojë tinguj më ballkanikë, orientalë dhe dark pop, që i ndjen më afër shpirtit të saj. Edhe pianoja ka qenë një ndihmë e rëndësishme në ndërtimin e saj profesional në muzikë.

Disa vite më parë, Juela përjetoi një humbje tragjike, duke ndarë jetën nga njeriu me të cilin po planifikonte të martohej, i vrarë bashkë me motrën e tij në një ngjarje të rëndë familjare. Ajo rrëfen se dhimbja dhe ankthi e shoqëruan për një kohë të gjatë, por puna me veten dhe dashuria që kishte përjetuar u kthyen në forcë për t’u ringritur.

“Kuptova se jeta varet nga mënyra se si zgjedhim ta përballojmë dhimbjen. Ajo dashuri u bë dritë për mua dhe më tregoi se mund të ngrihem sërish. Sot ndihem më e fortë, më e qartë për atë që dua dhe e bindur se kam ende shumë për të ndërtuar”, shprehet ajo.

Nga eksperienca në Big Brother, Juela pret një kapitull të ri në jetën e saj. Ajo përshkruhet si ambicioze, e kulturuar, punëtore, por njëkohësisht me një zemër të ndjeshme dhe dashuri të thellë për artin.

Stenaldo Mëhilli është banori më i ri i “Big Brother VIP Albania”. Historia e 28-vjeçarit nga Fieri i preku të gjithë. Që kur ishte 3 muajsh, Stenaldo është i verbër për shkak të një infeksioni të rëndë.

Por pavarësisht të gjithave, Stenaldo uk ka hequr dorë së ndjekuri ëndrrat apo së jetuari një jetë normale. Më parë 28-vjeçari ka marrë pjesë në “The Voice”, një pasion i tij është muzika ashtu si dhe gazetaria më pas.

Një tjetër ëndërr e madhe e Stenaldo ka qenë dhe Big Brother, një sfidë për të cilën ai tha se e ka të vështirë për të gjetur një arsye për tu mos u bërë pjesë.

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883