Oriola Marashi ka treguar përmes një postimi në Instagram se çfarë do t’ia fitonte zemrën përgjithmonë. Këtë herë, përgjigjja e saj lidhet me dëshirën për të gjetur Lolushen, qenin e saj.
Në një nga postimet e shpërndara, një ndjekës i shkruante se do të bënte “luftë” për të. Oriola ia kishte kthyer me humor: “Luftë për mua? Jo zemër, unë dua paqe, dashuri dhe një burrë që di të bëjë… depozita”.
Por biseda mori një tjetër drejtim kur një ndjekës reagoi ndaj këtyre deklaratave romantike, duke shkruar: “Gjithë këta që japin jetën për ty, ta kishin gjetur qenin, po fjalë kanë”, shoqëruar me emoji të qeshurash.
Modelja e ndau këtë mesazh në story dhe shtoi një përgjigje që tregon sa shumë rëndësi ka për të gjetja e Lolushes:
“Ai që do më gjente Lolushen, do më fitonte zemrën përjetë.”
Një deklaratë e shkurtër, e shoqëruar me një emoji të përlotur, që e zhvendosi vëmendjen nga batutat me admiruesit te dëshira e saj për të pasur sërish pranë Lolushen e cila ka humbur disa ditë më parë ndërsa modela ka kërkuar ndihmë disa herë.
