Enca është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare fama e së cilës i ka kaluar kufijtë. Ajo është shumë aktive në muzikë ku i ka dhuruar publikut shumë hite. Së fundmi Enca ishte e ftuar në emisionin “NIN” ku foli për shumë detaje nga jeta e saj profesionale, por edhe personale.
Këngëtarja e talentuar u bë pjesë e lojës “Haje ose thuaje” ku u pyet për mashkullin me 10 milionë ndjekës me të cilin ajo po del kohët e fundit. Mirëpo Enca refuzoi të tregonte se kush është ai duke u shprehur se do e mbante vetëm për vete. Ajo u pyet për të dashurin e parë dhe u shpreh:
‘’Betohem që nuk kam qenë asnjëherë në një lidhje’’ tha këngëtarja e cila e pranoi gjithashtu se nuk është e virgjër.