INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është personi që i ka marrë zemrën Klaudia Pepës?

Kush është personi që i ka marrë zemrën Klaudia Pepës?

Publikuar më: 16:29 24-05-2022

Klaudia Pepa ishte një nga të ftuarat mbrëmë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” përballë pyetjeve pikante të fëmijëve në studio. Por në fakt në sy ra pyetja e Alketës e cila donte të dinte më shumë rreth jetës private të balerinës. Pyetjes nëse ka ndonjë italian apo shqiptar në zemrën e saj Klaudia ju përgjigj se një shok e ka dhe ajo por pa dhënë më shumë detaje.

Klaudia së fundmi ishte në skenën e Eurovizionit si pjesë e performancës që përfaqësonte shqipërinë me këngëtaren Ronela Hajati. Ajo u shpreh se, “ishte dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale”.

Ndërsa koreografinë e krijuar prej saj, ajo e konsideroi energjike, sensuale dhe një bombë. Por si duket të shumtë janë ata që nuk mendojnë njësoj, duke kritikuar koreografen dhe Ronelën në rrjetet sociale.

Klaudia Pepa ka qenë koreografja e Ronelës dhe për këtë arsye njerëzit i janë drejtuar personalisht asaj për performancën. Pavarësisht kritikave të shumta, Klaudia është ndier shumë mirë duke shtuar se e gjithë skuadra ka pasur një energji shumë pozitive. E pyetur se pse u zgjodh pikërisht ajo koreografi, balerinës u përgjigj se kjo ka qenë kërkesë e Ronelës.

“Zgjedhja nis nga kërkesat e Ronelës si këngëtare dhe unë, si koreografe, kam mësuar kërkesat e saj. Kjo është detyra jonë. Koreografia është energjike, është sensuale dhe është një bombë. Për mua është kështu.” – u shpreh Klaudia.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719