INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është i dashuri misterioz i moderatores? Fjoralba publikon FOTO me partnerin e saj dhe ai duket siç e ka përshkruar fansja e saj!

Kush është i dashuri misterioz i moderatores? Fjoralba publikon FOTO me partnerin e saj dhe ai duket siç e ka përshkruar fansja e saj!

Publikuar më: 13:30 13-09-2020

Moderatorja simpatike, Fjoralba Ponari, gjithmonë ka qenë tepër e rezervuar për jetën e saj private.

Kohë më parë ajo ka pranuar që është në një lidhje të gjatë, por nuk dëshiron ta bëjë partnerin e saj pjesë të mediave.

Megjithatë mbrëmjen e kaluar ajo nuk ka rezistuar dot dhe ka publikuar një foto krah të dashurit të saj, por duke e mbajtur ende të fshehtë portretin e tij me një ‘emoji’ zemër.

Ajo që bie në sy është gjatësia e tij, ashtu siç edhe një ndjekës ja vuri në dukje Fjoralbës pak ditë më parë duke e pyetur në “Ask me”.

“Kush është ai çuni i gjatë dhe simpatik që ishte me ty sot? P.s je si beb live”, shkruan ndjekësja, teksa Fjoralba i është përgjigjur “My bf (boyfriend). Dhe faleminderit”.

Fjoralba duket se po e shijon mjaft e lumtur lidhjen e saj në privatësi, ndaj për të mësuar më shumë për partnerin e moderatores do të na duhet të presim akoma.

FAAC604D-E91F-44A6-9466-B058D073E40D-226x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551