INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e vrau modelen amerikane?

Kush e vrau modelen amerikane?

Publikuar më: 18:47 13-10-2018

Një modele 28 vjeçare, e cila sapo ishte shpërngulur në Atlanta me të dashurin e saj , vdiq pasi u qëllua në qafë gjatë kohës që drejtonte makinën për në punë. Kelsey Quayle ishte zhvendosur në Atlanta nga Kalifornia në Gusht, me shpresën për të gjetur më shumë mundësi për modeling, por jeta e saj u ndërpre. Quayle u fut në makinë për të vajtur tek klinika e dentistit, ku kishte gjetur një punë të dytë për të fituar ca para më shumë. Gjatë kohës që ajo ngiste makinën në rrugën 'Riverdale', në Kontenë Clayton, 28 vjeçarja u qëllua në qafë, një plagë që do i shkaktonte humbjen e ndjenjave dhe bëri që të përplplaste kokën me dy automjete të tjera.
Zyrtarë nga policia e Kontesë së Clayton-it fillimisht menduan se ishte një aksident, pasi nuk morën asnjë denoncim për të shtëna me armë. Kjo, deri në momentin që vajza u dërgua në spital, ku doktorët zbuluan se ishte qëlluar me armë zjarri. Familja e viktimës tha se vendosën të hiqnin aparaturat që e mbanin në jetë prej 5 ditësh, pasi doktorët në spitalin Grady Memorial thanë se truri i saj kishte vdekur tashmë. Kayleigh Quayle, motra e viktimës thotë: "Dua të di kush e bëri këtë. Është qesharake. Ajo nuk e meritonte këtë Ajo ishte e bukur, ishte njeriu më i ëmbël, ishte modele, por asnjëherë nuk ishte mëndjemadhe. Ajo i donte të gjithë dhe të gjithë e donin ", shkruan 'Russia Today'.
Policia nuk ka ende një të identifikuar dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771