INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Kush e kafshoi Beyonce-n?", misteri që po bëhet viral në rrjetet sociale[FOTO]

Publikuar më: 11:31 28-03-2018

Pretendimi i aktores Tiffany Haddish se Beyonce është kafshuar në fytyrë nga një kolege është kthyer tashmë në diçka virale në rrjetet sociale.

Haddish është shprehur për magazinën “GQ” se në dhjetorin e vitit të kaluar ka qenë së bashku me Beoyncen në një festë të organizuar në Los Angeles dhe pikërisht aty një nga aktoret e ftuara e ka kafshuar Beyoncen në fytyrë.

Tiffany nuk ka preferuar që të nxjerrë emra, por ka rrëfyer se është një aktore që ka flirtuar më parë me Jay Z.

“Kështu unë i thash Beyonces: Me të vërtetë të kafshoi?, kurse ajo ma ktheu: “Po” më pas i thash se ajo do ta pësonte por Beyonce ma ktheu: Tiffany jooo, lëre me siguri është nën efektet e drogës”, është shprehur aktorja Tiffany Haddish për magazinën “GQ”.

Deri më tani dyshohet tek Sanna Lathan, Lena Dunham dhe Jennifer Lawrence se mund ta kenë kafshuar divën e muzikës.

Fansat janë shprehur të irrituar nga kjo histori dhe i kanë kërkuar Beyonces të bëhet publike emri i aktores që ka bërë këtë xhest të ulët.

“Kush e kafshoi Beyoncen?”, titullohet hashtagu me të cilin fansat kanë ndërrmarë këtë nismë që tashmë është kthyer në virale.

 

Flattering that anyone thinks I could get this close to Beyoncé.

A post shared by Sara Foster (@sarafoster) on

Article Logic
Execution time: 0.0037691593170166